Lëndimi bën që Paraqara të mos mund të luajë ndaj Lituanisë e Qipros
Mbrojtësi i Koln, Leart Paqarada, është liruar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës për ndeshjet kundër Lituanisë dhe Qipros, për shkak të një lëndimi, ka njoftur Federata e Futbollit e Kosovës.
“Gjatë dy ditëve të fundit, Paqarada ka zhvilluar seanca të diferencuara stërvitore nga pjesa tjetër e skuadrës. Pas ekzaminimeve mjekësore, u vendos që ai të kthehet në klubin e tij për trajtimin e nevojshëm.
Ndërkohë, Dardanët do të vazhdojnë përgatitjet për ndeshjen e radhës, me një seancë stërvitore sot në ora 11:00, para se të udhëtojnë drejt Lituanisë pasdite”, ka komunikuar FFK. /Kosova.info/