Kurti kujton ushtarët amerikanë: Nderojmë rolin e Ushtrisë së ShBA-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Ditën e Përkujtimeve për ushtarët e rënë amerikanë, ka kujtuar rolin e rëndësishëm të ShBA-së në ndalimin e gjenocidit në Kosovë në vitin 1999.

Në një postim në platformën “X”, Kurti ka përmendur edhe rolin e Ushtrisë së ShBA-së si garantuese e paqes në Ballkanin Perëndimor. 

“Në këtë Ditë të Përkujtimeve, ne bashkohemi me SHBA-në në kujtimin e ushtarëve amerikanë që dhanë jetët e tyre në mbrojtje të lirisë, barazisë dhe demokracisë. Ne po ashtu nderojmë rolin e pazëvendësueshëm të ushtrisë së SHBA-së në ndalimin e gjenocidit në vitin 1999 – dhe rolin e saj të vazhdueshëm si garantuese e paqes në rajonin tonë”, ka shkruar Kurti në platformën “X”. /Kosova.info/

Go to TOP