Kroacia nis nesër në Kosovë kontingjentin e 41-të të ushtarëve

Kroacia nesër do ta dërgojë kontingjentin e saj të 41-të në Kosovë, në kuadër të KFOR-it, misionit paqeruajtës të NATO-s.

Ministria kroate e Mbrojtjes bëri të ditur se për këtë kanë organizuar një ceremoni në Zagreb.

Në njoftim thuhet se kontingjenti i ri do të dërgohet në operacionin e KFOR-it për mbështetjen e paqes në Republikën e Kosovës.

“Forcat e 41-të të HRVCON KFOR-it përbëhen nga pjesëtarë të Kompanisë së Këmbësorisë së Motorizuar, Njësisë së Aviacionit, Njësisë ISR, Njësisë së Shtabit, elementëve të mbështetjes kombëtare logjistike dhe inteligjencës dhe ekipit mjekësor”, thuhet në njoftim.

Ceremonia do të mbahet nesër në orën 15:00 dhe në të do të pjesë edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes Ivan Anushiq.

Go to TOP