Krasniqi uron besimtarët ortodoksë për Pashkët

Kryetari i Partisë Demokratike të PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e Pashkëve.

Krasniqi, në një postim në Facebook, me rastin e kësaj feste ka uruar besimtarët ortodoksë që të kenë shëndet, mirëqenie dhe shpresë.

“Qytetarëve të besimit ortodoks – Urime Pashkët. Sot dhe çdo ditë tjetër, uroj që në jetën tuaj të keni vetëm shëndet, mirëqenie e shpresë. Gëzuar – për ju dhe familjet tuaja!”, ka shkruar Krasniqi. /Kosova.info/

Go to TOP