Osmani takoi presidentin bullgar, flasin për bashkëpunimin rajonal

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Bullgari është takuar me kreun e shtetit bullgar Rumen Radev.

Ata diskutuan temat mbi agjendën e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve, bashkëpunimin rajonal në Ballkan dhe perspektivën evropiane të rajonit.

“Falënderova Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, për mbështetjen e fortë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në organizata të tjera ndërkombëtare. Në takimin e sotëm në Sofje, më shumë se 1 vit nga vizita ime zyrtare në Bullgari dhe disa muaj pas vizitës së tij zyrtare në Kosovë, diskutuam rezultatet e punës sonë të përbashkët, si dhe vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit Kosovë-Bullgari”, ka shkruar Osmani në ‘Facebook’. /Kosova.info/

Go to TOP