Krasniqi ironizon opinionin e Ben Blushit kundër Kurtit: Fajin për bërllokun në Shqipëri e paska Albini
Gazetari Besnik Krasniqi ka reaguar me ironi ndaj një opinioni të Ben Blushit, ku ky i fundit ka sulmuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Krasniqi tha se mjafton të lexohen dy fjali nga shkrimi i Blushit për të parë nivelin e “seriozitetit” të tij.
“Administrata albinsekte e shtetit të Kosovës është kthyer në një agjensi anti-Shqipëri. Ajo ndot plazhet dhe i tremb turistët duke i çuar në Greqi”, citoi Krasniqi nga opinioni i Blushit.
Ai shtoi me sarkazëm se sipas kësaj logjike, krejt fajin për bërllokun në Shqipëri e ka Kurti, ndërsa ka arritur të “detyrojë” edhe bizneset shqiptare të rrahin turistët, kamarierët të mos iu përgjigjen klientëve, të fryjnë faturat dhe të ofrojnë shërbim mizerabël me çmime astronomike.
Sipas gazetarit, gjithë opinioni i Ben Blushit është në nivelin e këtyre dy fjalisë të cituara duke e cilësuar si “pordhë fund e krye”. /Kosova.info/
