Ish-anëtari i Listës Guxo bëhet drejtor i Agim Aliut të PDK-së
Balton Dërguti nga Iniciativa Qytetare “Ne Mundemi” do të jetë Drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm në Komunën e Ferizajt.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dërguti përmes një shkrimi në Facebook.
“Ju njoftoj se sot kam pranuar zyrtarisht detyrën e Drejtorit të Drejtorisë se Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në komunën e Ferizajt. Kjo detyrë erdhi si rezultat i koalicionit në mes të Iniciativës Qytetare “Ne Mundemi” dhe kryetarit të komunës së Ferizajt z. Agim Aliu, të cilin e falënderoj për vlerësimin dhe gatishmërinë për të bashkëqeverisur në 4 vitet e ardhshme”, ka shkruar Dërguti në Facebook.
“Përvoja ime dhjetëvjeçare si gazetar në vitet 2000-2010, 4 vite si Shef i Kabinetit te ish-kryetarit të komunës së Ferizajt z. Muharrem Svarqa (2014-2017) dhe 4 vitet e fundit 2017-2021 si anëtar i Kuvendit Komunal, më kanë dhënë mundësi që të fitoj më shumë njohuri rreth funksionimit të pushtetit lokal”, ka vazhduar tutje Dërguti shkrimin.
Comments