Gjuriq Ruges: Serbia luan një rol aktiv në promovimin e stabilitetit në Ballkan
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka folur sot me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Çështjet Politike dhe Politikën e Sigurisë, Boris Ruge, për bashkëpunimin, përfshirë pjesëmarrjen e Serbisë në programin “Partneriteti për Paqe”.
“Serbia do të vazhdojë të luajë një rol shumë aktiv në promovimin e stabilitetit dhe ndërtimin e besimit në Ballkan dhe në rajonin më të gjerë euroatlantik”, deklaroi Gjuriq në platformën X.
Ai theksoi rëndësinë e misionit të NATO/KFOR-it në Kosovë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe Serbi dhe përkushtimin e Serbisë për bashkëpunim me NATO-n dhe KFOR-in për të mirën e komuniteteve serbe dhe të tjera. /Kosova.info/
Productive discussion today with @NATO Assistant Secretary-General for Political Affairs and Security Policy @RugeBoris, during which we explored our cooperation, including #Serbia’s participation in the #PartnershipforPeace program.
— Марко Ђурић (@markodjuric) August 21, 2024
Serbia will continue playing a very active… pic.twitter.com/FDvY4Bh2D8
