Dyshohet se ua vuri zjarrin dy veturave të Policisë, arrestohet personi

Një person është arrestuar sot në Gjakovë nën dyshimin se ka hedhur molotov në drejtim të Policisë.

Policia ka thënë se i dyshuari ka hedhur lëndë djegëse në disa vetura të Policisë që kanë qenë të parkuara, dy prej të cilave janë përfshirë nga zjarri.

“Sot rreth orës 17:50, i dyshuari mashkull kosovar i moshës madhore është arrestuar pasi që i njëjti, për motive ende të panjohura, ka hedhur lëndë djegëse në disa vetura të Policisë të cilat kanë qenë të parkuara në parkingun e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë. Dy vetura janë përfshirë nga zjarri i cili është lokalizuar shumë shpejt”, njofton policia.

Sipas njoftimit, për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. /Kosovatimes/

Go to TOP