Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë. 

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 21:51, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në banesën e tij ka gjetur pa shenja jete viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Go to TOP