Dy të vrarë dhe 14 të plagosur nga sulmet në Donetsk të Ukrainës

Dy persona janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur në sulmet në Donetsk të Ukrainës.

Kështu ka bërë të ditur guvernatori i Donetskut, Pavlo Kyrylenko, i cili bëri të ditur se tre nga të plagosurit janë në gjendje kritike.

Ai bëri të ditur se trupat ruse kanë sulmuar shumë ndërtesa banime dhe raportohet se janë dëmtuar edhe disa makina.

“Forcat okupuese po luftojnë kundër popullatës civile, ato duhet të ndalen nga forca e ushtrisë ukrainase, nga përpjekjet e gjithë botës së qytetëruar”, ka shkruar Kyrylenko në Telegram.

Go to TOP