Zvicra miraton 4.4 miliardë paund ndihmë për Ukrainën

Një komitet parlamentar zviceran ka mbështetur një paketë ndihme prej 4.4 miliardë funtesh për Ukrainën.

Është pjesë e një pako më të gjerë masash të krijuara për të përmirësuar sigurinë e brendshme të Zvicrës, shkruan Skynews.

8.8 miliardë paund të tjera janë miratuar për ushtrinë zvicerane.

Parlamenti  zviceran tha se financimi ishte si për sigurinë e Zvicrës ashtu edhe për “paqen në Evropë”.

Paratë për Ukrainën do të përdoren për të ndihmuar me rindërtimin.

Zvicra ka qenë nën presionin e aleatëve perëndimorë për të bërë më shumë për të ndihmuar Kievin.

Megjithatë, nacionalistët e krahut të djathtë në parlament, kanë bërë presion që vendi të mbajë një qëndrim rreptësishtë neutral, ushtarakisht.

Zvicra do të presë një konferencë ndërkombëtare në javët e ardhshme, e cila do të shqyrtojë se si mund të sillet paqja në Ukrainë.

Go to TOP