Berisha: LDK prodhon sekretarë, jo besim
Avokati Besnik Berisha kritikon mënyrën e reformës brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ai vë në dukje se partia është mbushur me poste të ndryshme, sekretar të përgjithshëm, sekretar për diasporën, sekretar organizativ, ndërkohë që mungon besimi tek votuesit dhe idetë e reja.
Berisha thekson se dikur LDK-ja prodhonte liderë, ndërsa sot prodhon funksione dhe tituj duke e bërë reformën “të vakët dhe jo efektive”. /Kosova.info/
