Arrestohet në Kosovë i kërkuari nga Sllovenia për dhunë në familje

Autoritetet e Kosovës kanë arrestuar një person mashkull kosovar, i cili po kërkohej nga shteti i Sllovenisë.

Ndaj të njëjtit kishte kallëzim penal nga shteti slloven për shkak të dyshimeve mbi kryerjen e veprës penale ‘dhunë në familje’ dhe ‘dhunim’ ndaj gruas kosovare.

Pas arrestimit i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që sipas kallëzimit penal të pranuar nga autoritetet Sllovene, ai ka dhunuar dhe ka shkaktuar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Go to TOP