Plagosi babanë e ish-bashkëshortes, arrestohet i dyshuari në Dragash

Policia e Kosovës nga rajoni i Prizrenit ka arritur ta arrestojë 31 vjeçarin O.M nën dyshimin se ka plagosur me armë zjarri ish-vjehrrin e tij para gjykatës në Dragash.

“Njësiti i hetimeve të sektorit rajonal DRP në Prizren, me datën 26.04.2024 ka arritur që të arrestoj të dyshuarit O. M (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar shqiptar) ”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu hetuesit kanë arritur që të gjejnë dhe sekuestrojnë edhe armën me të cilën dyshohet se është përdorë në ketë rast.

“Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjti ka gjuajtur me armë zjarri dhe ka plagosur viktimën K.Q (Ish-vjehrrin e tij) nga Dragashi, pas një mosmarrëveshje rreth procesit të divorcit në mes të vajzës së tij dhe të dyshuarit. Rasti ka ndodhur jashtë objektit të gjykatës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore në QKMF në Dragash dhe më pas i njëjti është dërguar në Spitalin rajonal në Prizren për tretman mjekësor. /Kosova.info/

Go to TOP