Dënohet zyrtari i Gjilanit

Zyrtari i Gjilanit, Sallah Sherifi, është dënuar me mosushtrim të detyrës për dy ndeshje zyrtare nga Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kjo pas zhvillimeve në ndeshjen Gjilani – Feronikeli 74.

“Përfaqësuesi zyrtar të SC ”Gjilani”, Sallah Sherifi ID.004831M03. Pas përfundimit të ndeshjes Gjilani – Feronikeli 74, në tunelin e lokaleve zyrtare, sillet në mënyrë jo sportive dhe cenon integritetin e gjyqtarëve të ndeshjes, për çka ishte përjashtuar nga bankina për pjesën e dytë të ndeshjes. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani-Feronikeli 74. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK”, ka arsyetuar Komisioni vendimin e tij.

Go to TOP