Parandalohet edhe një rast  i kontrabandës me mallra

Njësitë patrulluese të Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare-Hani i Elezit, gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve policore në zonën kufitare në mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, dje më 25.04.2024, në fshatin Krivenik të Hanit të Elezit, kanë vërejtur një automjet të dyshuar dhe menjëherë kanë marrë veprime për ta ndaluar.

Drejtuesi i automjetit, me të vëne re se është pikasur nga patrullat policore kufitare, ka braktisur automjetin dhe ka ikur në drejtim të territorit të Maqedonisë.

Policia ka tërhequr automjetin me targa të dhe Maqedonisë së Veriut dhe gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuar:

  1. 360 pako x 800 gr = 288 kg, të llojit lord, 
  2. 79 pako x 500   gr = 39.5 kg, të llojit  marlboro 
  3. 60 pako x 500   gr = 30 kg, të llojitl lord
  4. 60 pako x 500   gr = 30 kg të llojit dunhill
  5. 80 pako x 500   gr = 40 kg të llojit davidof
  6. 80 pako x 500   gr = 40 kg të llojit west
  7. 20 pako x 500   gr = 10 kg të llojit royal
  8. 20 pako x 500   gr = 10 kg të llojit virginia.

Gjithsej janë sekuestruar 487.5 kg duhan i gatshëm për treg. Vlera e malit dhe e akcizës mbetet të përcaktohet nga Dogana e Kosovës.

Malli dyshohet të jetë sjellë kontrabandë nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve malore. Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, ku me urdhër të tij, malli i kontrabandë dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor-Hani i Elezit. /Kosova.info/

Go to TOP