AGK për miratimin e ligjit për KPM: Goditje ndaj lirisë së medias

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e cilësuar miratimin e Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave në Kuvendin e Kosovës si goditje ndaj lirisë së medias dhe përpjekje për kontroll.

Në njoftimin e tyre, AGK ka thënë se është shqetësuese miratimi i tij me kuorumin minimal dhe pa prezencën e opozitës në sallë. 

“Partia politike në pushtet nuk i ka marrë parasysh vërejtët e shoqërisë civile e medieve, dhe ka shpërfillur Raportin e ekspertes së Këshillit të Evropës, që ka konstatuar se pjesa më e madhe e Ligjit nuk i përmbushë standardet evropiane, duke përfshirë ato të Këshillit të Evropës ku Kosova synon anëtarësimin. Një gjë e tillë, u theksua sot para votimit edhe nga Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca”, thuhet në reagimin e tyre.

AGK tutje ka thënë se votimi do të ketë një tjetër efekt negativ në renditjen e vendit në raportet ndërkombëtare të fushës. 

“AGK-ja, bën thirrje për përdorimin e të gjitha mjeteve ligjore dhe kushtetuese për ta kundërshtuar hyrjen në fuqi të ligjit”, bën thirrje institucioni. /Kosova.info/

Go to TOP