Blero reagon pasi Messi fitoi Topin e Artë: Ky njeri do të marrë edhe tre të tjerë

Futbollisti Lionel Messi është përzgjedhur fituesi i Topit të Artë për vitin 2021. 

Përkundër se ishte i përfshirë në garë me konkurrentë të shumtë, ylli argjentinas ka arritur të dalë i pari në ceremoninë e zhvilluar në ‘Theatre du Chatelet’. 

Reagimet lidhur me këtë kanë qenë të menjëhershme në rrjet, gjersa fitores së Messit iu gëzua edhe këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi. 

Ky i fundit në një reagim të bërë në rrjete sociale, saktësisht në InstaStory, theksoi se i njëjti do të fitojë edhe tri çmime të tjera në këtë eveniment madhështor. 

“Edhe tre topa të artë do t’i marrë ky njeri ju garantoj. Gjithsej dhjetë”, u shpreh Muharremi. 

Kjo ndërkohë është hera e shtatë në karrierën e tij që Lionel e fiton këtë çmim dhe realisht ka dy trofe më shumë se rivali i tij, Cristiano Ronaldo. 

Robert Lewandowski ishte konkurrenti tjetër për të fituar trofeun e këtij viti, por që sulmuesi i Bayern Munichut u rendit i dyti në radhë. 

Go to TOP