Mentor Mripa publikon projektin më të ri muzikor “Ty”

Këngëtari Mentor Mripa ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “Ty”, i cili tashmë është lansuar për publikun.

Kënga vjen me tekst të shkruar nga vetë Mentor Mripa, ndërsa muzika dhe orkestrimi mbajnë firmën e Hekuran Krasniqit. Për realizimin e produksionit është kujdesur EMSALE.

Me këtë projekt, Mentor Mripa sjell një tjetër krijim muzikor për adhuruesit e tij, duke vazhduar angazhimin në skenën muzikore shqiptare.

Kënga “Ty” është tashmë e disponueshme për publikun në platformat muzikore dhe në kanalin zyrtar në YouTube.

Go to TOP