Premierë: Agim Pajaziti – Gima vjen me këngën e re “Sytë e Tu”

Agim Pajaziti – Gima, një djalë me nevoja të veçanta që asnjëherë nuk u dorëzua, vazhdon të sjellë projekte muzikore dhe të ndjekë ëndrrën e tij me shumë vullnet dhe përkushtim. Së fundmi ai ka lansuar këngën e re të titulluar “Sytë e Tu”, të shoqëruar me videoklip.

Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar vetë Agimi, ndërsa muzikën dhe orkestrimin i ka realizuar Beni Baksi. Videoklipi është realizuar nga EMSALE Production, ndërsa projekti është publikuar në kanalin e Arkiva Shqiptare.

Agimi nuk harron t’i falënderojë të gjithë ata që kontribuan dhe e ndihmuan në realizimin e këtij projekti, duke shprehur mirënjohjen e tij të sinqertë për mbështetjen, përkushtimin dhe bashkëpunimin e tyre

Go to TOP