Donna Dafi rikthen elegancën e Hollivudit klasik
Donna Dafi ka tërhequr vëmendjen me setin e saj më të ri fotografik, ku shfaqet me stil të frymëzuar nga glamour-i i Hollivudit të viteve ’60.
Me flokë voluminozë dhe veshje elegante prej sateni, ajo rikthen estetikën klasike të yjeve të kinemasë, duke evokuar sharmin e Marilyn Monroe.
Fotografitë e publikuara në Instagram kanë marrë reagime pozitive nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar elegancën dhe stilin e artistes. Pamjet mund t’i shihni këtu: https://www.instagram.com/p/Daa05vWsgHR/
Donna Dafi vazhdon të ndërtojë identitetin e saj artistik duke kombinuar muzikën me modën dhe estetikën vizuale.
