Zjarri në Cerrnushë, Hamza: Gjendja nën kontroll

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka njoftuar se zjarri i përhapur në Cerrnushë tashmë është nën kontroll.

Ai ka falemnderuar zjarrfikësit e rajonit të Mitrovicës dhe Prishtinës, ushtarët e FSK-së, Policinë e Kosovës dhe qytetarët e Mitrovicës.

“Pasi zjarri krijoi shumë shqetësim te banorët e fshatrave Cerrnushë, Kçiq i madh dhe Kçiq i vogël, nga kodra e përfshirë në zjarr në Cerrnushë, ndaj me ju lajmin e mirë që pas angazhimit maksimal të institucioneve përgjegjëse dhe ndihmës së banorëve, tashmë gjendja është nën kontroll’, shkruar Hamza.

“Zjarrfikësit, ushtarët dhe policët janë heronjtë tanë të përditshëm, të cilët e rrezikojnë edhe jetën e tyre për sigurinë tonë”, ka theksuar kryetari i Mitrovicës. /Kosova.info/


Go to TOP