Drita-Auda, shkon në vazhdime

Ndeshja Drita dhe Auda, ka shkuar në vazhdime pasi që koha e rregullt u mbyll me fitoren e skuadrës sonë prej 1-0, rezultat më të cilin ishte mbyllur edhe sfida e parë mes këtyre dy skuadrave.

Gjilanasit dhe skuadra letoneze po luajnë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në duelin kthyese të rrethit të tretë në Ligën e Konferencës.

Ishte Besnik Krasniqi (75’), i cili zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Dritën në avantazh prej 1-0, rezultat më të cilin edhe u mbyll koha e rregullt.

Në rast se edhe loja shtesë mbyllet më këtë rezultat, atëherë skuadra e cila do të kualifikohet në fazën e play-off-it, do të përcaktohet nga penalltitë.


Go to TOP