Krasniqi ndez stadiumin ‘Fadil Vokrri’, Drita në epërsi

Drita ka kaluar në epërsi ndaj Auda-s prej 1-0.

Gjilanasit dhe skuadra letoneze po luajnë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në duelin kthyese të rrethit të tretë në Ligën e Konferencës.

Është Besnik Kransiqi (75’), i cili zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Dritën në avantazh prej 1-0 duke ndezur atmosferën e stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Mbyllet pjesa e parë, s’ka gola në ‘Fadil Vokrri’

(E plotësuar, 20:55) Pa gola është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen ndërmjet Dritës dhe Auda-s, ndeshje që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Gjilanasit dhe skuadra letoneze po luajnë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në duelin kthyese të rrethit të tretë në Ligën e Konferencës.

Futbollistët e Dritës në pjesëlojën e parë kishin iniciativë të lehtë në terren, e kërkuan më shumë golin, madje, në finish të kësaj pjesë, skuadra jonë përmes Dabiqajt dhe Tushajt pati rast ideal për gol, por portieri kundërshtarë intervenoi duke shpëtuar portën e tij.

Kujtojmë se sfida e parë është mbyllur me fitoren minimal të Auda-s (1-0).

Pas pak nis pjesa e dytë.


Go to TOP