Zjarre fushore në Prizren, situata nën kontroll por me vatra ende aktive
Gjatë orëve të mbrëmjes së së dielës, disa zjarre fushore janë aktivizuar në komunën e Prizrenit duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të Brigadës së Zjarrfikësve.
Sipas autoriteteve, ekipet kanë reaguar me kohë duke arritur lokalizimin dhe vënien nën kontroll të situatës në shumicën e zonave të prekura. Megjithatë, në disa fshatra ende raportohen vatra aktive të zjarrit.
Zjarrfikësit bëjnë të ditur se janë në gatishmëri të lartë për ndërhyrje, ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura, pasi temperaturat e larta po favorizojnë përhapjen e shpejtë të flakëve.
Autoritetet theksojnë se, për momentin, situata në komunën e Prizrenit mbetet e menaxhueshme.
Prev Post
Shkon në vazhdime finalja e botërorit
