Rama: Vazhdon aksioni për pastrimin dhe dezinfektimin e zonave rreth kontejnerëve në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ka vazhduar edhe sonte aksioni për pastrimin, larjen, dezinfektimin, deratizimin dhe dezinsektimin e zonave përreth kontejnerëve në Kryeqytet.
Sipas Ramës, gjatë ditës së dytë të aksionit ndërhyrjet janë realizuar në lagjet Bregu i Diellit dhe Ulpiana, me angazhimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Drejtorisë së Shëndetësisë dhe ekipeve në terren.
Ai theksoi se ky aksion synon përmirësimin e pastërtisë, higjienës dhe sigurisë në hapësirat publike rreth kontejnerëve, duke krijuar një mjedis më të pastër dhe më të sigurt për qytetarët.
Kryetari i Prishtinës njoftoi se aksioni do të vazhdojë edhe në lagje të tjera të kryeqytetit, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për mirëmbajtjen dhe higjienën e hapësirave publike. /Kosova.info/
