U vendos në listën e sanksioneve amerikane, Qeveria e Kosovës do t’ia ndërpres kontratën kompanisë RAD

Qeveria e Kosovës sot pritet të ndërpresë kontratën e kompanisë RAD në pronësi të Radule Steviq, i cili është në listën e të sanksionuarve nga SHBA-ja.

Nga Qeveria kanë konfirmuarse sot do të nënshkruhet amandamentimi i kontratës për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit që e ka kjo kompani.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vendosur sanksione ndaj një grupi të krimit të organizuar që vepron në veri të Kosovës, në krye të së cilit është Zvonko Veselinoviq.

Në listën e të sanksionuarve është edhe Radule Steviq.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kontrollit për Pasuritë e Huaja të Departamentit të Thesarit, përveç Veselinoviq janë edhe i vëllai Zharko Veselinoviq, pastaj Zhelko Bojiq, Milan Mihajloviq, Sinisha Nedeljkoviq, Radovan Radiq, Milan Radisavleviq, Milojko Radisavleviq, Milan Radojçiq, Marko Rosiq, Radule Steviq, Milivoje Vuloviq.

Ky grup, sipas Departamentit të Thesarit i ka të regjistruara 11 biznese në Kosovë, 10 në Serbi, nga një në Kroaci dhe Bullgari.

Në pronësi të Radule Steviq janë dy kompani. P. T. P. Rad si aktivitet primar ka ndërtimin e objekteve banesore dhe jobanesore, e themeluar në vitin 2013 në Zveçan. Ndërsa, biznesi Rad D. O. O. ka të njëjtin aktivitet dhe adresë si kompania e parë, por që është themeluar në vitin 2018.

Go to TOP