Totaj nënshkroi memorandum me OJQ-në Makerspace për hapjen e Qendrës “Maker Space” në ITP Prizren
Në Ditën Botërore të Kreativitetit dhe Inovacionit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, nënshkroi memorandum bashkëpunimi me OJQ-në Makerspace, në ambientet e Qendrës e Trajnimeve Inovative Prizren – ITP Prizren, me të cilin u lançua projekt e hapjes i Qendrës “Maker Space” për trajnime për ndërmarrësi dhe grante për start-up-a, për ngritjet në sektorin e teknologjisë informative transmeton Kosova.info.
Në komunikatë thuhet se qëllimi i këtij memorandumi bashkëpunimi është zbatimi i politikave zhvillimore ekonomike në komunën e Prizrenit, përmes ngritjes së kapaciteteve të të rinjve, fillimisht rreth hartimit të projekteve, organizimit të skemës së granteve dhe themelimit të kompanive të reja. E cila pritet të krijojë vende të reja pune në komunën e Prizrenit dhe një mundësi për ato kompani në të ardhmen që të konkurrojnë në skema të ndryshme të granteve vendore dhe ndërkombëtare.
“Ne jemi mbështetës në çdo projekt zhvillimor për të rinjët e talentuar dhe ambicioz duke ju mundësuar atyre aftësimin profesional dhe mbështetjen financiare me anë të skemave të granteve.”, tha Totai në një deklaratë. /Kosova.info.
