Tomë Gashi: I punësuari i RTK-së, Milaim Zeka ka 4 aktakuza nga prokuroria speciale e Kosovës

Përmes një letre drejtuar drejtorit të RTK-së Ngadhnjim Kastratit, avokati Tomë Gashi e ka njoftuar se i punësuari i RTK-së, Milaim Zeka ka aktakuza nga prokuroria speciale e Kosovës.

Në letër thuhet të njoftohet edhe kryetari i sindikatës së pavarur, Fadil Hoxha.
Ku ky i fundit e ka bërë publike letrën përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot kam pranuar nje leter njoftuese nga avokati Tome Gashi e cila i eshte drejtuar drejtorit te RTK-se, Ngadhnjim Kastrati.
Permes kesaj letre, avokati Gashi e njofton drejtorin Kastrati lidhur me te punesuarin e RTK-se Milaim Zeka i cili ka aktakuze nga prokuroria speciale per kater vepra penale:
1.Mashtrim te 920 personave
2.Shmangie nga tatimi
3.Pastrim parash
4.Fotografim dhe incizim i paautoruzuar
Ajo cka eshte edhe me shqetesuese, i punesuari Milaim Zeka nuk vjen fare ne pune dhe nuk kryen asnje detyre ne RTK, perderisa pagen e merr ne fund te cdo muaji.
Prokuroria do te duhej urgjentisht te merret me kete rast ne menyre qe pergjegjesit per ekzekutimin e pages se ketij personi te japin llogari per abuzim me parane publike


Go to TOP