Tifozi bën tatuazh momentin kur Chiellini tërheq Saka-në nga jaka

Momenti kur Giorgio Chiellini e tërhoqi Bukayo Saka-në nga jaka është bërë një “meme” ndërkaq tash është bërë edhe tatuazh në krahun e një tifozi të Italisë.

Imazhi u kthye në një “meme” duke u fotoshopuar dhe duke u lidhur me situata të ndryshme, por dikush Chiellinin që tërheq Saka që ai të mos mund të arrijë trofeun e Kampionatit Evropian, e ka bërë tatuazh.

Italia fitoi turneun gjatë penalltive pas barazimit 1-1 në Wembley.

Azzurri fitoi Euron për herë të dytë pas 1968, përveç katër trofeve të Kupës së Botës, shkruan Football Italia, transmeton Klan Kosova.

Go to TOP