Virgil van Dijk thotë se mbetet te Liverpool

Virgil van Dijk ka deklaruar se për momentin mbetet te Liverpool, duke hedhur poshtë spekulimet rreth një ndryshimi të mundshëm të klubit. 

Mbrojtësi holandez , i cili sezonin e ardhshëm do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij me Liverpoolin, ka qenë objekt i thashethemeve për një rinovim të mundshëm ose një lamtumirë të afërt.

Mirëpo ai vetë ka theksuar se nuk ka asgjë të re për të raportuar në lidhje me të ardhmen e tij.

“E ardhmja ime nuk është e rëndësishme tani. Nuk kam asgjë për të thënë për momentin. Asgjë nuk ka ndryshuar dhe nuk ka asgjë të planifikuar. Asnjë ndryshim në situatën time,” tha ai.

Van Dijk gjithashtu ka reflektuar mbi marrëdhënien e tij me trajnerin Jurgen Klopp, duke theksuar ndikimin e madh që ka pasur trajneri gjerman në karrierën e tij te Liverpooli. “E vetmja gjë që mund të them tani është se nëse do të më duhej të them lamtumirë, nuk mendoj se nuk do të qaja sepse ishte diçka për të cilën u befasova shumë me Klopp”.

Go to TOP