Tahiri: E kemi pritur votën pro Kosovës në AP të KiE

Anëtari i delegacionit të Kosovës në Këshillin e Evropës nga AAK-ja, Besnik Tahiri, ka thënë se votimi i sotëm në Asamblenë Parlamentare është pa dyshim një lajm i madh për Kosovën.

“Është një ngjarje e rëndësishme për shtetin tonë, ngjarje e cila kulmoi me një votim në Asamblenë Parlamentare të KiE për anëtarësimin tonë”, tha Tahiri në “RTK Prime”, duke shtuar se kjo ngjarje është shumë e rëndësishme për forcimin e subjektivitetit tonë ndërkombëtar.

Ai tha se nuk kanë pasur dilema se do të votohet në këtë masë pro Kosovës, sepse siç tha ai kanë punuar shumë për të ardhur deri këtu.

“Kemi punuar me delegacione, me shtete të ndryshme, grupime politike, me vendete jo njohëse të Kosovës dhe me Ukrainën dhe e kemi ditur që do të jetë vota pro raportit për Kosovën”, tha Tahiri.

Go to TOP