Sveçla për sulmin ndaj Trump: Kërcënim serioz ndaj demokracisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka quajtur kërcënim për demokracinë tentim vrasjen e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në sulmin e djeshëm në Pensilvani.

Nëpërmjet një postimi në X, ai ka dënuar atentatin ndaj Trump.

“Mendimet e mia janë me të dhe të tjerët të plagosur, duke i uruar shërim të shpejtë. Kjo lloj dhune politike është një kërcënim serioz për demokracinë dhe duhet refuzuar nga të gjithë”, ka shkruar ai në X. /Kosova.info/


Go to TOP