Studentët e arkitekturës së UP-së fitojnë vendin e parë në Inspireli Awards

Studentët e Fakultetit të Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm në nivel global duke fituar vendin e parë në edicionin e 9-të të garës prestigjioze Inspireli Awards 2024.

Projekti fitues me titull “Sustainable Village – ECOUNITY” është punuar nga studentët Sibora Ramadani, Eron Shala, Bleranda Hykosmoni dhe Albina Zenunaj, nën mentorimin e profesoreshës Rozafa Basha.

Ky sukses e ka renditur Fakultetin e Arkitekturës në Top 10 në botë, një arritje e jashtëzakonshme për UP-në dhe Kosovën.

Përveç marrjes së çmimit, studentët patën edhe nderin të marrin pjesë në hapjen solemne të Muzeut të Schindler-it, një ngjarje me rëndësi të madhe historike dhe kulturore.

Fakulteti ka shprehur krenari për këtë arritje, duke e cilësuar si një moment historik dhe motivim për gjeneratat e ardhshme të arkitektëve të rinj.

Inspireli Awards është një ndër garat më të mëdha në botë për studentë të arkitekturës, me pjesëmarrës nga mbi 100 vende. /Kosova.info/


Go to TOP