Sot mblidhet Këshilli i Sigurimit, Kosova përfaqësohet nga Osmani

Sot do të mblidhet Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Kosovën do ta përfaqësojë presidentja Vjosa Osmani e cila do të flasë për zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë, pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, më 24 shtator.

Ndër të tjera, e para e shtetit të Kosovës do të flasë edhe për përkushtimin e institucioneve të Republikës për paqe, siguri dhe stabilitet afatgjatë në rajon, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë me aleatë e partnerë të Kosovës.

Para takimit të Këshillit të Sigurimit, Osmani pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e shteteve aleate.

Takimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën do të mbahet në orën 21:00 me kohë të Kosovës ndërkaq në orën 15:00 me kohë të Neë Yorkut.

Serbia në këtë takim do të përfaqësohet nga kryeministrja, Ana Bërnabiq.

Go to TOP