Sondazhi i mrekullive në ‘Viber’: LDK fiton dhe veriu shkon në Serbi!

Një sondazh i ri në grupin e famshëm të “Viber”-it, që mund të krahasohet më shumë me një anketim në një lagje të vogël apo një fshat me 760 banorë, ka nxjerrë Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) si triumfuese e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Në vend të dytë është renditur PDK, ndërsa Vetëvendosje, partia që deri dje sfidonte të gjithë, tashmë renditet e treta.

Analisti Binak Maxharraj nuk vonoi të reagojë, dhe në stilin e tij të njohur, ironizoi këtë “mrekulli” të zgjedhjeve të ardhshme. Me një dozë të madhe sarkazmi, Maxharraj pyeti se si është e mundur që Lumir Abdixhiku, me gjithë “elokuencën dhe pamjen” e tij, ta ketë ngritur LDK-në nga fundi i sondazheve në vendin e parë.

Sipas tij, nëse ky sondazh është indikator i zgjedhjeve reale, atëherë jo vetëm që LDK do të dalë e para, por Richard Grenell do të ketë një jetë shumë më të lehtë në Kosovë, meqë LDK “e grenellistave” është e gatshme t’i japë Serbisë Veriun, ashtu siç dhuruan Çakorrin Malit të Zi. Madje, Maxharraj, me humor të errët, pret me padurim një sondazh tjetër ku AAK do të triumfojë, sepse, siç thotë ai, Ramush Haradinaj “plasi për të ardhë në pushtet”.

Në fund, mbetet vetëm një pyetje: mos vallë grupet e “Viber”-it janë arena e re e betejave politike? Sepse, siç po duket, atje bëhen mrekulli që as Isa Mustafa nuk i kishte ëndërruar kurrë.

Go to TOP