Smith vjen me një nokaut të frikshëm ndaj Castillos në meçin e zhvilluar pas Markut me Prodanin

Boksieri britanik, Callum Smith ka dhuruar njërin nga nokautet më brutale në histori të boksit, duke rrezuar frikshëm kundërshtarin e tij nga Republika Dominikane, Lenin Castillo.

Smith dhe Castillo u ndeshen mes vete në Tottenham Hotspur Stadium menjehrë pas meçit të Florian Markut të fituar ndaj Maxim Prodan.

Megjithatë, për dallim nga përballje e Markut me Prodan, e cila zgjati 10 raunde, ky meç u mbyll në mesin e raundit të dytë.

Britaniku Smith e dhuroi një goditje gati vdekjeprurëse ndaj kundërshtarit të tij, Castillo.

Smith arriti të bëjë një nokaut brutal në raundin e dytë ndaj Castillos, i cili mbeti pa ndjenja në ring dhe gjyqtari u detyrua ta ndaloj ndeshjen.

Pas nokautit të pësuar, Casillo është dërguar menjëherë për në spital, ku po merr gjithë trajtimin e nevojshëm.

Raportimet e para thonë që boksieri dominikan është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka rrezik për jetën.

Go to TOP