Amina Nuraj vazhdon aksionin për sigurimin e çantave shkollore për fëmijët e Sanxhakut

Aktivistja Amina Nuraj ka bërë thirrje për mbështetje në kuadër të aksionit humanitar për sigurimin e çantave shkollore për fëmijët e Sanxhakut duke ftuar qytetarët që të kontribuojnë sipas mundësive të tyre.

Ajo ka theksuar se çdo ndihmë, pavarësisht vlerës, është e rëndësishme dhe kontribuon për një të ardhme më të mirë të fëmijëve. Të interesuarit mund ta kontaktojnë përmes Messenger-it ose ta dërgojnë kontributin në xhirollogarinë e publikuar nga organizatorët: IBAN: XK051305093000098526 SWIFT/BIC: BPBXKPRXXX.

“Çdo ndihmë, sado e vogël, është një hap drejt një të ardhmeje më të mirë për fëmijët tanë. Ju faleminderit nga zemra për mbështetjen dhe humanizmin tuaj!”, ka shkruar Nuraj në thirrjen e saj publike. /Kosova.info/


Go to TOP