Shtuni: Zgjedhje shembull

Politologu Adrian Shtuni thotë për Radion Evropa e Lirë se populli i Kosovës dhe institucionet e saj treguan standarde shembullore me organizimin e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

“Mbarëvajtja e procesit zgjedhor tregon për konsolidimin e demokracisë në Kosovë”, thotë Shtuni dhe shton se këto zgjedhje duhet të merren si shembull edhe nga vendet e tjera të rajonit.

Në lidhje me pjesëmarrjen më të ulët në votime, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, Shtuni thotë se ky “është një mesazh për politikanët në Kosovë” se “populli është i lodhur nga retorika agresive dhe përplasjet”.


Go to TOP