Analistët kërkojnë kompromis për ta shmangur bllokimin institucional

Me nisjen e rrjedhës së afateve ligjore për formimin e institucioneve të reja, skena politike po shkon drejt presionit të kohës ndërkohë që vëmendja është përqendruar tek takimet e mundshme mes partive politike.

Pa një datë të konfirmuar për takime të reja zyrtare, pritshmëritë janë kthyer drejt negociatave të prapaskenës, ku sipas analistëve, partitë po kërkojnë pikat e kompromisit për të shmangur një  ngarkesë të re institucionale me pasoja të rënda për vendin.

Pavarësisht se nuk ka një datë publike të caktuar për takime të radhës, sipas ekspertëve të fushës nuk do të thotë se përpjekjet mungojnë.

Madje sipas tyre, ekzistojnë sinjale për lëvizje të partive drejtë kompromiseve. Duke iu referua pasojave të rënda që mund ti ketë vendi, analistë politik, nënvizojnë se nuk ka më afat e as arsye që subjektet politike të mos arrijnë marrëveshje mes veti.

“Nuk ka më afat as arsye që ndonjë prej subjekteve politike të arsyetohet se nuk mund të bëhet marrëveshje ose nuk mund të bie në dakord një parti me një parti tjetër,  për të pasur një president konsensual ose ndonjë marrëveshje kompromisi. Është momenti i fundit që ata do të duhej ta kuptonin sepse shteti është në rrezik të falimentimit”, tha për Mazllum Baraliu, njohës i kushtetutës dhe politikës.

Kurse Melos Kolshi nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha për RTK, se subjektet poltike nuk duhet që t’i vendosin përpara ashtu me prioritet interesat e tyre partiake poltike, para interesave të përgjithshme të vendit.

Më 10 korrik, kryeministri në detyrë, Albin Kurti mbajti takime të ndara me kreun e PDK-së, Bedri  Hamzën dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Pas takimit, Hamza tha se do të qëndrojnë në opozitë, ndërsa Kurti dhe Abdixhiku shprehën gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje për institucionet e reja.

Go to TOP