RTK shpalos raportin e punës para studentëve të UP-së

Drejtuesit e RTK-së kanë shpalosur raportin e punës së RTK-së për vitin 2023 në Universitetin “Hasan Prishtina”.

Drejtori i Përgjithshëm Shkumbin Ahmetxhekaj ka përmendur sfidat që ka kaluar mediumi publik, duke theksuar mungesën e ligjit të ri të RTK-së, buxhetin dhe pronën.

Ahmetxhekaj, përmendi disa nga projektet programore dhe investive të realizuara gjatë vitit 2023 që kanë sjell freski programore dhe kualitet në imazh dhe audio të radios dhe televizionit.

Ai iu referua edhe projekteve të reja që do të realizohen në të ardhmen e RTK-së me theks të veçantë krijimin e një kanali të veçantë për të rinjtë.

Drejtori i Përgjithshëm dhe ekipi i RTK-së kanë pranuar pyetje të ndryshme nga studentët e gazetarisë rreth programit, punës së gazetarëve të RTK-së dhe ka marrë sugjerime nga studentët e gazetarisë rreth emisioneve të reja të RTK-së.

Pas Universitetit “Hasan Prishtina” drejtuesit e RTK-së kanë vizituar shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë për të bashkëbiseduar me ta rreth raportit të punës për vitin 2023 të RTK-së dhe kërkesave programore.

Go to TOP