Rusia dhe Serbia nostalgjikë tradicionalë të mitit të egërsisë dhe hegjemonizmit
Shkruan: Mikel GOJANI
Duke shkruar këtë opinion tejet modest, qysh në fillim më kujtohen fjalët e këtyre ditëve të kryeministrit të Anglisë, Boris Johnson, i cili tha: “Putin ngjan në diktatorin S. Milosheviq!” Kjo na jep për të kuptuar se Diktatori është ringjallur!!!
Po bëhen disa ditë që invazioni rus po vazhdon egërsinë më të ashpër ndaj një vendi të pavarur, shumë paqësor dhe tepër qytetërues, Ukrainës. Kjo egërsi po vazhdon me përmasat të një barbarie që vetëm
logjika e sëmurë mund të shkojë deri në atë shkallë me esencat më tragjike, që askush nuk do ta paramendonte në një Europë demokratike.
Në këtë situatë të zhvillimeve
që po ndodhin, ku dëshmitarë jemi të gjithë, për çdo admirim është idealizmi dhe rezistenca e jashtëzakonshme e popullit liridashës ukrainas.
Mirëpo, një anë tjetër e medaljes qëndron fakti se nuk është aspak e çuditshme që populli shqiptar, si gjithherë, edhe kësaj radhe, u gjend në përkrahje të popullit liridashës ukrainas.
Kjo ndjenjë e popullit shqiptar është shumë i justifikueshëm që ngërthen vlera shumëdimensionale.
Ky rreshtim yni në anën e liridashësve ukrainas, e fuqizon edhe më shumë bindjen se populli shqiptar nuk ka harruar rrethine tij të hekurt shtypjes dhe robërisë nën çizmen e rëndë sllave, gjegjësisht serbe në krye me diktatorin Millosheviq.
Dhe, sot një popull tjetër paqedashës ukrainas, po përjeton të njëjtin fat dhe nga i njëjti soj, gjaku- sllav, por nga një diktator tjetër që i ngjason atij që patëm fatin ta kemi ne shqiptarët, nga egërsia dhe përbindëshi Putin.
Pas luftës në Kosovë, më 1990, kur të të gjithë menduam se paqja do t’i ruajë popujt në Europë, ky parashikim nuk ndodhi. Nostalgjikët e dhunës, të terrorit dhe të hegjemonizmit, rusët, të strukur si makth deri me këto ditë, të etur për gjakun e popujve tjerë okupuan popullin Ukrainën dhe mbi këtë popull patriotë, të kulturuar dhe shumë të qytetëruar, po ushtrojnë një gjenocid të tmerrshëm pa kursyer as gratë, as fëmijët.
Rreshtimi dhe solidarizimi ynë përkrah viktimës, përkatësisht paqedashësit, na identifikon si një popull me shprehje vlere të një populli qytetërues, i cili di të vlerësojë çmimin e lirisë, sepse vetë ky popull jo shumë vite më parë ka kaluar nëpër të njëjtën golgotë, dhe lëkurën e vet ka përjetuar terrorin dhe gjenocidin serb me planet më ogurzeza deri në shfarosje.
Sot e gjithë bota demokratike duhet të bëhet një, të mos e lërë Ukrainën të vetmuar, sepse çdo vonesë do t’i kushtojë jo vetëm Ukrainës, por dikur do të bëhej vonë për të gjithë. Projektet ogurzeza të tandemit ruso -serb janë tepër shkatërruese, jo vetëm për Ukrainën, por edhe Europën dhe më gjerë.
Prandaj është nevojë e kohës që bishës Putin t’i ndalet turri dhe të ndëshkohet ashtu siç e meriton. Ky njeri dhe këta popuj të krijuar me logjika të sëmura dhe me mungesë të shpirtit qytetërues, paraqesin rrezik permanent dhe janë e liga e gjithë botës. Prandaj doemos duhet ndalë këto bishën e tërbuar Putin, i cili në asnjë mënyrë nuk njeh norma të lirisë për popuj tjerë, por vetëm plane të shkatërrimit dhe okupimit të vendeve dhe popujve tjerë.
Bota demokratike të bëhet unike dhe një egërsirën, të quajtur Putin ta gjunjëzojë një herë e përgjithmonë po që se duan edhe ata vetë nesër të jenë të lirë.
Po që se kësaj radhe rusët nuk ndalohen nga europianët, amerikanët dhe bota demokratike rusët dhe serbët mitin e tyre do ta realizojnë.
Prandaj, dikur do të bëhet vonë dhe e ardhmja do akuzojë!
Edhe Serbinë, edhe Rusinë, do t’i mallkojë gjaku i shqiptarëve tash edhe i ukrainasve!
Zoti ta ndihmojë popullin ukrainas!
Zoti e bekoftë këtë popull paqedashës!
