Rohde: Takimi i Osmanit me përfaqësues të NATO-s thekson angazhimin për paqe
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka vlerësuar takimin e presidentes Vjosa Osmani me ambasadorët aleatë të NATO-s dhe përfaqësues të shteteve kontribuese të trupave të KFOR-it.
Në një postim në ‘X’, Rohde theksoi rëndësinë e angazhimit të përbashkët për të garantuar paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon.
“Është kënaqësi të shoh presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, duke u takuar me Ambasadorët Aleatë të NATO-s dhe përfaqësues të shteteve të tjera kontribuese të trupave të KFOR-it. Ky takim i rëndësishëm thekson angazhimin tonë të palëkundur dhe përkushtimin e përbashkët për sigurimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe rajonin përreth”, ka shkruar ambasadori gjerman. /Kosova.info/
Great to see 🇽🇰 President Osmani meeting with Allied Ambassadors to NATO and representatives of other KFOR troop-contributing nations. This important meeting underscores our steadfast commitment and shared dedication to ensuring peace and security in Kosovo and the surrounding region. 🛡️🇽🇰
— Ambassador Jörn Rohde (@pristina.diplo.de) March 11, 2025 at 5:57 PM
[image or embed]
