Rohde: Gjermania e përkushtuar për ta sjellë Kosovën në KiE

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka thënë se Gjermania vazhdon të mbetet e përkushtuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

“Gjermania mbetet e përkushtuar për të sjellë Kosovën në Këshill sa më shpejt. Ecja përpara me ASMM do ta bëjë këtë të ndodhë”, ka shkruar ambasadori.

Tutje ai ka shprehur përkrahjen institucionale ndaj Institutit FOL.

“Për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të përgatitur Kosovën për Këshillin e Evropës, ne do të mbështesim projektin e përbashkët të Institutit të Kosovës për Drejtësi FOL për të përmirësuar qasjen në drejtësi në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës”, ka shkruar ai në X. /Kosova.info/

Go to TOP