Reperit shqiptar i ndodh e papritura në skenë, ja veprimi që bën fansja
Këngëtari i njohur nga Kosova, Mozzik, është një ndër artistët më të suksesshëm në estradë dhe gjithashtu shumë i pëlqyer nga publiku. Dhe këtë gjë mund ta vërtetojmë nga klipet që numërojnë me miliona klikime dhe koncertet e shumta nëpër botë.
Së fundmi reperi ka performuar në një club të Gjermanisë dhe ka zbuluar se gjatë momentit ku ndodhej në skenë atij i kanë hedhur një palë reçipeta të zeza. Mozzik duket se e priti me sportivitet këtë gjest nga ana e fanses dhe i mori duke i vendosur në qafë apo duke kërcyer me to në duar.
