Qosja: Nuk mund ta shëroni Kosovën pa shkarkimin dhe dënimin e gjyqtarëve të korruptuar

Akademiku Rexhep Qosja ka reaguar ashpër ndaj sistemit të drejtësisë në Kosovë, duke akuzuar prokurorët dhe gjyqtarët për mbrojtje të korrupsionit sistemik.

Në një deklaratë publike, Qosja tha se drejtësia në Kosovë është shndërruar në një “diktaturë gjyqësore”, ku grupet e interesit brenda sistemit po mbrojnë njëri-tjetrin dhe po pengojnë luftën kundër korrupsionit.

“Nëse nuk i shkarkoni dhe dënoni prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, nuk mund ta shëroni Kosovën. Ata e kanë formuar një kartel dhe po mbrojnë korrupsionin që i solli në postet e tyre,” ka deklaruar Qosja.

Qosja kërkoi nga institucionet përgjegjëse që të marrin masa konkrete për pastrimin e sistemit të drejtësisë duke e konsideruar këtë si kusht të domosdoshëm për zhvillimin e shtetit. /Kosova.info/


Go to TOP