Presidentja Osmani në Samitin e Dubrovnikut: “Agresori nuk duhet shpërblyer me tokën e viktimës”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik, Kroaci, ku ka mbajtur një fjalim të fuqishëm kundër agresionit territorial.

Osmani theksoi se agresori nuk duhet asnjëherë të shpërblehet me tokën e viktimës, duke shtuar se barbarët, ashtu siç dështuan në Ballkan, do të dështojnë edhe në Ukrainë.

Ajo theksoi mbështetjen e palëkundur të Kosovës për Ukrainën dhe të drejtën e saj për liri dhe sovranitet.

“Do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën deri në fitore,” u shpreh Osmani.

Go to TOP