Policia e Kosovës pjesë festimeve të Ditës së Fëmijëve

Policia e Kosovës ka qenë pjesë e manifestimeve për nder të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare e Fëmijëve në vende të ndryshme të Kosovës.

“Në një atmosferë të mbushur me buzëqeshje, fëmijët patën mundësinë të takohen nga afër me zyrtarët policorë, të mësojnë për sigurinë, rregullat e komunikacionit dhe mënyrat për të parandaluar dukuritë negative që ndikojnë tek fëmijët dhe të rinjtë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Sipas njoftimit, fëmijët kanë pasur pyetje të shumta për këtë profesion.

“Pyetjet e tyre morën përgjigje të sinqerta, ndërsa respekti dhe mirëkuptimi u ndërtuan përmes bashkëbisedimit të drejtpërdrejtë”, vazhdon postimi. /Kosova.info/


Go to TOP