Policia arreston dy të dyshuar për armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në Viti nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.

Të dyshuarit janë N.S. (1997) dhe M.Q. (1966), që pas kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar.

Një Pushkë M48 e kalibrit 7.9 mm, një Revole e tipit Bereta e kalibrit 6.35mm, një karikator dhe gjashtë fishekë të kalibrit 6.35 mm.

“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj dy të dyshuarve të ngritët kallëzim penal për veprën penale, “Mbajtja në pronësi ,kontroll ose posedim të pa autorizuar të armeve” dhe rasti i kompletuar do të dërgohet në Prokurorinë Themelore Gjilan”, thuhet në njoftim. 

Go to TOP